Futbollisti i Galatasarayt, Baris Alper Yilmaz, ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë vikendit të kaluar.
Kjo, pasi futbollisti turk bëri një vrapim të “çmendur” në ndeshjen e fundit.
Sprinti i futbollistit ishte 52 metra dhe këtë e arriti për 6.84 sekonda.
Ai shpëtoi topin të mos dilte jashtë fushës dhe krijoi një aksion për skuadrën e tij, por Osimhen gjuajti dobët dhe e priti portieri.
? Barış Alper Yılmaz, Wilfried Singo'nun pasına top auta çıkmadan yetişiyor! #GSvALY pic.twitter.com/dIFxI7gOr9
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) February 28, 2026