Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se LDK i mbështet amendementet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.
Ai tha se “kur kushtetuta ndërkohët natën nuk ka bereqet”.
Abdixhiku u shpreh se amandementet në vitin 2011 janë prodhura edhe nga LDK dhe po nga kjo parti ishin dërguar në Gjykatë Kushtetuese.
Ai tha se LDK i mbështet dhe i voton këto ndryshime kushtetuese.
“LDK i mbështet dhe i voton ndryshimet kushtetuese. Këto amendamente kushtetuese janë hartu nga LDK edhe në vitin 2011, në atë vit këto amendamente janë dërgu në Gjykatë Kushtetuese sepse janë bindje ideologjike që rrjedhin nga presidenti historik Ibrahim Rugova, presidenti duhet të zgjedhet nga populli”.
Tutje, ka thënë se pos 2/3 e votave të shqiptarëve duhen aq edhe nga pakicat.
“Përveç që duhen 2/3 të shqiptarëve, duhen dhe 2/3 të pakicave dhe çështja e dytë, në ato amendamente thonë se këto hyjnë në fuqi 6 muaj pasi të votohen në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.