Ndër sulmuesit shqiptarë që po shkëlqejnë në këtë sezon larg vendit tonë, është padyshim Stiven Shpendi. Futbollisti po kalon një edicion mjaft të mirë me fanellën e Empolit në Serinë B, ku ka shënuar deri tani 10 gola e ka dhënë 1 asist.

Por shumëkush është çuditur kur nuk ka parë Shpendin sot as në fushën e lojës dhe as në pankinë në ndeshjen që Empoli luante në transfertë ndaj Katanxaros.

Megjithatë, është mësuar se në stërvitjen e fundit para ndeshjes, sulmuesi shqiptar ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshë e kësisoj, nuk ka qenë i gatshëm për duelin në fjalë.

Reklamë

Një dëmtim që ndal disi vrullin e lojtarit i cili kishte shënuar 4 gola e dhënë një asist në 4 ndeshjet e fundit të tij në Serinë B dhe shpresonte që të merrte një ftesë nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e muajit mars të Shqipërisë për play-off të Botërorit.