Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në tri objekte ndërtimi në komunën e Prizrenit, pas evidentimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Sipas njoftimit të këtij institucioni, vendimi është marrë pas inspektimeve të kryera në terren, ndërsa punimet nuk do të lejohen të vazhdojnë deri në eliminimin e parregullsive dhe sigurimin e kushteve të nevojshme për punë.
Inspektorati u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.