Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar gjuhën ofenduese e kërcënuese dhe nxitjen e urrejtjes ndaj Presidentes Vjosa Osmani.

Kusari-Lila ka thënë se debati publik duhet të ndërtohet mbi ide, argumente dhe respekt, asesi mbi fyerje, kërcënime e mizogjeni.

“Në një shoqëri demokratike, kritika ndaj institucioneve dhe bartësve të tyre është e drejtë dhe e domosdoshme. Megjithatë, gjuha ofenduese, kërcënuese dhe nxitja e urrejtjes ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk kanë asnjë arsyetim. Fyerjet nuk janë argument; ato janë delikuencë dhe mbeten të papranueshme në çdo debat publik”, ka shkruar Kusari-Lila.

Reklamë

Në fund, ajo ka thënë se demokracia nuk mbrohet me fyerje, por me argumente.


Prokuroria Speciale ka iniciuar sot rast lidhur me kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Prokuroria njoftoi se rasti penal u iniciua në drejtim të veprës penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik, se sot ka iniciuar rast penal në lidhje me kërcënimet ndaj presidentes së Republikës së Kosovës znj.Vjosa Osmani-Sadriu, në drejtim të veprës penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës, nga neni 121 lidhur me nenin 119 paragrafi 1 , nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës””, thuhet në njoftim.

Presidenca e Kosovës ka reaguar sot ashpër ndaj gjuhës së përdorur në debatet politike ku është bërë thirrje për “pushkatim” të Vjosa Osmani, duke e cilësuar këtë si nxitje të rrezikshme për dhunë dhe jo si kritikë apo opinion politik./Reporteri.net

Reklamë

Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presidentes Vjosa Osmani, kërkon reagim urgjent të drejtësisë