Një tornado e fuqishme ka goditur qytetin e Dallas, Texas mbrëmjen e djeshme duke shkaktuar shkatërrim masiv të ndërtesave si dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas BBC nuk janë raportuar persona të vdekur apo të plagosur rëndë, por shërbimi i emergjencave civile vazhdon ende kërkimin për persona të mbetur nën rrënoja.
Stacioni i meteorologjisë në Dallas ka raportuar mbrëmjen e djeshme një situatë të rrezikshme dhe që mund të shkaktonte dhe një shkatërrim total.
Mësohet se tornado ka goditur aeroportin Love Field përpara se të zhvendosej në verilindje të vendit.
Një prej kompanive të shpërndarjes së energjisë elektrike raporton se është ndërprerë energjia e më shumë se 67.000 personave.
E njëjta kompani paralajmëron qytetarët të qëndrojnë larg linjave dhe shtyllave elektrike të dëmtuara ndërkohë janë ngritur grupe pune për të rikthyer energjinë elektrike.
Janë raporrtuar dhe rrjedhje gazi në pjesë të ndryshme të qytetit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.