Bujar Pllana ka marrë leje nga FIFA për të luajtur me Shqipërinë. Mbrojtësi 24-vjeçar, i cili më herët ka qenë pjesë e Kosovës U21, është një alternativë më shumë për Sylvinho.

Trajneri i Kombëtares ende nuk e ka publikuar listën për ndeshjet e këtij muaji me Poloninë më 26 mars dhe nëse kalon me sukses me fituesin e takimit Ukrainë – Suedi më 31 mars për një vend në finalet e Botërorit 2026.

Pllana luan në qendër të mbrojtjes, por mund të aktivizohet edhe në krahun e djathtë. Bujar Pllana luan për ekipin polak Lechia Gdańsk prej verës së 2024, ku u transferua nga skuadra kroate Slaven Belupo.

Reklamë

Ai ka veshur në Kosovë fanellën e Feronikelit, Trepçes ’89 dhe Prishtinës.

Edhe Stavro Pilos ka qenë në vëzhgim nga stafi i Kombëtares. Vetë mbrojtësi 25-vjeçar, i cili luan me AEK të Athinës, ka pranuar se dëshiron të luajë me Shqipërinë.