Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar për numrin e aksidenteve dhe gjobave gjatë muajit tetor në rajonin e Ferizajt, që përfshinë këtë komunë, dhe atë të Kaçanikut, Shtimes, Shtërpcës dhe Hanit të Elezit.

Në komunikatë njoftohet se në këtë rajon janë raportuar 131 aksidente, dhe se, janë shqiptuar gjithsej 6.895 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion

Komunikata:

Reklamë

Numri i aksidenteve dhe gjobave gjatë muajit tetor-2026 në rajonin e Ferizajt

Gjatë muajit tetor- 2026, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, janë raportuar gjithsej 131 aksidente në komunikacionin rrugor, prej tyre

– 74 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 106 persona,

– 57 aksidente me dëme materiale.

Për krahasim, gjatë muajit tetor të vitit 2025 janë raportuar gjithsej 141 aksidente, prej tyre:

Reklamë

– 57 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 91 persona,

– 84 aksidente me dëme materiale.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar një zbritje prej – 7.1 %.

Po ashtu, gjatë muajit tetor -2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 6.895 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion , ndërsa në muajin tetor të vitit 2025 ishin shqiptuar gjithsej 6.847 gjoba, që paraqet një rrije prej + 0.7 % këtë vit.

Reklamë

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me angazhime dhe aktivitete të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor.

Apelojmë tek të gjithë shoferët e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion, të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe sigurisë së të gjithëve.

Ftojmë gjithashtu qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo kundërvajtje në komunikacion përmes:

– Aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë :

Reklamë

-192,

– 0290/326-250,

– 0290/322-406.

Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Reklamë