Galatasaray ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti turk triumfoi minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj Liverpoolit.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e shtatë, kur Lemina realizoi pas asistit të Osimhen.

Reklamë

Deri në fund, Liverpooli tentoi të shënonte golin e barazimit dhe këtë ia arriti në minutën e 72-të, por goli i Van Dijk u anulua për shkak të prekjes me dorë, pas rishikimit me VAR.

Ndeshja e kthimit luhet të mërkurën tjetër në “Anfield”, ku edhe do të përcaktohet ekipi që kalon në çerekfinale.