Paris Saint-Germain vazhdon të monitorojë situatën rreth mesfushorit të Chelseat, Enzo Fernandez.
Sipas informacionit të publikuar nga botimi francez “L’Equipe”, transferimi i lojtarit argjentinas është sërish në axhendë.
Lajmi merr edhe më shumë peshë sot, kur londinezët vizitojnë “Park des Princes” në një përballje vendimtare të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve.
Edhe pse Enzo Fernandez është i lidhur me një kontratë afatgjatë me klubin londinez, L’Equipe pranon se e ardhmja e tij mund të marrë një kthesë serioze.
PSG ka qenë duke monitoruar performancat e mesfushorit për një kohë të gjatë dhe zhvillimi i situatës varet nga disa faktorë.