×
  • Lajme
  • Botë

    “Na tradhëtuat” – kurdët i gjuajnë me patate ushtarët e tërhequr amerikanë

    Reporteri
    22 Tetor 2019 | 9:05

    Presidenti ametrikan, Donald Trump mbrojti largimin e trupave amerikane nga Siria, duke argumentuar se ai po mbante një premtim fushate dhe se Shtetet e Bashkuara “kurrë nuk pranuan të mbronin kurdët për pjesën tjetër të jetës së tyre”.


    “Asnjëherë nuk kemi rënë dakord t’i mbrojmë Kurdët. Ne i mbështetëm ata për tre e katër vjet. Asnjëherë nuk kemi rënë dakord t’i mbrojmë Kurdët për pjesën tjetër të jetës së tyre”, citohet të ketë thënë Trump gjatë ditës së djeshme.

    Mirëpo, në disa pamje të publikuara po ashtu dje në mediat e huaja,  shihet se si disa qytetarë kurdë i gjuajnë me patate automjetet e blinduara të ushtrisë amerikane përderisa ushtarët po tërhiqeshin nga veriu i Sirisë dhe po shkonin drejt territorit të Irakut.

    Njëra nga automjetet e forcave amerikane madje shihet duke kaluar nëpër trotuar në përpjekje për t’iu shmangur turmës së njerëzve. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!