Policia në Abu Dhabi ka arrestuar më shumë se 100 persona për regjistrimin dhe shpërndarjen e “informacionit të rremë” në rrjetet sociale, tha qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.
Emiratet e Bashkuara Arabe, ku Abu Dhabi është kryeqytet, nuk specifikuan saktësisht se çfarë kishin regjistruar ose postuar 109 të arrestuarit, vetëm se ishte “përmbajtje e paqëndrueshme ose përmbajtje që nuk është lëshuar nga burime zyrtare.”
Ministria e Brendshme tha se postimi i një përmbajtjeje të tillë “mund të ndikojë negativisht në sigurinë e komunitetit dhe në zhvillimin e procedurave të sigurisë.”
Policia “u bëri thirrje qytetarëve që të marrin informacion vetëm nga burime zyrtare dhe të akredituara dhe të përmbahen nga regjistrimi ose publikimi i vendeve të ngjarjeve ose videove të lidhura me to,” tha ministria. Kjo ishte “në mënyrë që të sigurohet integriteti i procedurave të ndjekura dhe të mbrohet interesi publik.”/Reporteri.net