×
  • Lajme
  • Botë

    Në Itali gjendet bomba e Luftës së Dytë Botërore

    Reporteri
    22 Tetor 2019 | 15:42

    Autoritetet italiane i kanë evakuuar katër mijë njerëz nga qendra e qytetit verior, Bolzano, për ta çaktivizuar një bombë të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore. Bomba u gjet gjatë punimeve në një kantier ndërtimi.


    Agjencia e lajmeve “Ansa” njoftoi se bomba u çaktivizua gjatë një operacioni që zgjati tri orë.

    Pasi rreziku nga shpërthimi i bombës u mënjanua, autoritetet lokale dhanë shenjë për hapjen e qendrës së qytetit, rrugës kryesore dhe një hekurudhe që e lidh Italinë me Austrinë dhe Gjermaninë.

    Një gazetë lokale raportoi se bomba e pashpërthyer ishte bombë e hedhur nga ajri, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

    Sipas historianit Ettore Frangipane, qyteti Bolzano ishte bombarduar 13 herë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe rreth 60 për qind e ndërtesave të tij ishin dëmtuar ose shkatërruar. Sipas tij, nga këto bombardime ishin vrarë 200 njerëz.

    Ky rajon kishte mbetur nën kontrollin e nazistëve për një kohë të gjatë pas dorëzimit të vitit 1943.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!