×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / U kërkua hetim

    Prokuroria Speciale për ekspozitën për masakrat: Do të vlerësohet nëse ka elemente të përgjegjësisë penale

    Reporteri
    28 Mars 2026 | 15:50

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës, ka njoftuar se po ndjek me vëmendje zhvillimet rreth ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

    Sipas njoftimit, Prokuroria do t’i nënshtrojë çështjen një vlerësimi të detajuar për të përcaktuar nëse ekspozita përmban elemente që mund të sjellin përgjegjësi penale, në përputhje me kompetencat ligjore dhe mandatin e Prokurorit të Shtetit.

    “Në përputhje me kompetencat ligjore dhe me mandatin e Prokurorit te Shtetit, kjo çështje do t’i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale”, thuhet në njoftim.

    Ky reagim vjen pas reagimeve të mëdha lidhur me përmbajtjen e ekspozitës dhe ndikimin e saj mbi kujtesën historike dhe ndjeshmërinë kolektive.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!