×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Një hap larg historisë, Kosova sot lufton për ‘ëndrrën amerikane’

    Reporteri
    31 Mars 2026 | 7:29

    Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me atë të Turqisë në finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, një duel që pritet me emocione të mëdha nga tifozët dardanë.

    Kosova dhe Turqia janë përballur tri herë në të kaluarën, me bilanc që anon dukshëm në favor të Turqisë:

    11.06.2017 – Kosova 1-4 Turqia (Kualifikime për Botëror);

    12.11.2016 – Turqia 2-0 Kosova (Kualifikime për Botëror);

    21.05.2014 – Kosova 1-6 Turqia (Ndeshje miqësore).

    Bilanci historik tregon dominim të Turqisë, si në rezultate ashtu edhe në diferencën e golave.

    Në këto tre ndeshje, Kosova ka shënuar vetëm dy gola, ndërsa ka pësuar 12, duke reflektuar diferencën në atë periudhë.

    Megjithatë, këto përballje i përkasin një kohe kur Kosova sapo kishte nisur rrugëtimin e saj në arenën ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!