Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një foto me Kombëtaren e Kosovës, pak para ndeshjes kundër Turqisë.
Kurti ka thënë se kjo është ndeshje drejt fitores dhe Botërorit.
“Gjithçka e jona është sonte në Stadiumin “Fadil Vokrri”. Drejt Fitores, drejt Botërorit, drejt realizimit të ëndrrës”, ka shkruar ai në Facebook.
Kjo ndeshje është vendimtare për kualifikim në Kampionatin Botëror./Reporteri.net