×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Seanca

    PDK insiston që rezoluta për luftën të jetë pika e parë e rendit të ditës: S’është turp e dobësi ta pranoni kërkesën e opozitës

    Reporteri
    10 Prill 2026 | 11:31

    Partia Demokratike e Kosovës ka insistuar që Propozim-Rezolutës për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999”, të renditet si pikë e parë e rendit të ditës për seancën e sotme.

    Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, tha se Kuvendi nuk ka diçka më të rëndësishme për të trajtuar, duke shtuar se nuk është dobësi që të pranohet kërkesa e opozitës, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk besoj që ky Kuvend ka diçka më të rëndësishme për të trajtuar. Nuk është turp, e as dobësi që shumica parlamentare ta pranojë një kërkesë të opozitës. Jemi në një situatë të paprecedentë. Për herë të parë ky Kuvend ka seancë pa rend dite të miratuar në Kryesi. Ju lutemi ta vendosni si pikë të parë të rendit të ditës”, ka deklaruar Çitaku.

    Nga VV kanë kërkuar që rezoluta të mbetet ashtu siç është propozuar në rendin e ditës, pas marrëveshjeve ndërkombëtare.

    “Propozimin për rezolutën ne e kemi mbështetur…Në këtë pikë ju kisha lut që ta lëmë sipas rendit të ditës të propozuar tashmë. Të mos harrojmë që po flasim për një rezolutë që duhet të jetë përveç një qëndrim unik, është edhe një dokument i Kuvendit që duhet ta reflektojë një përmbajtje të saktë”, ka thënë Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Arbërie Nagavci./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!