Klubi spanjoll Mallorca vazhdon postimet për sulmuesin nga Kosova, Vedat Muriqi, i cili hyri në histori të tyre.
Me dy golat e shënuar ndaj Rayo Vallecanos, Muriqi hyri në histori të Mallorcas, si golashenuesi më i mirë, me 55 gola të shënuar, duke e kaluar edhe Samuel Eto’on.
Mallorca sot ka publikuar një përmbledhje të 55 golave të Vedat Muriqit, që nga ndeshja e parë e deri te ajo ndaj Rayo Vallecanos.
Muriqi ka arritur shifrën e 21 golave këtë sezon, duke qenë golashenuesi i dytë më i mirë në La Liga.
Muriqi ka veç dy gola më pak se Kylian Mbappe në La Liga.