Prokuroria e Pejës dhe njësiti antidrogë kanë ndërmarrë një aksion sot në një fshat të Pejës ku është kapur një sasi e narkotivëve dhe u zbulua një laborator për prodhimin e drogës.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai ka thënë se pritet të ketë edhe arrestime
“Në një fshat të komunës së Pejës është kapur sasi e konideueshme e narkotikëve. Përveç drogës është zbuluar edhe një laborator për prodhimin e narkotikëve. Në këtë rast priten të ketë arrestime”.
“Në vend të ngjarjes janë njësiti anti drogë nga Policia e Pejës dhe të gjitha njësitet relevante, bashkë me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë”, tha ai. /Reporteri.net/.