Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë sot një aksion të gjerë në Jabllanicë të Vogël të komunës së Pejës, ku është zbuluar një sasi e konsiderueshme e narkotikëve, si dhe një laborator për prodhimin e tyre.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se pritet të ketë arrestime.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Njësiti i KEDS-it pasi laboratori i drogës në këtë shtëpi ishte i kyçur ilegalisht në rrjetin elektrik.
Më poshtë gjeni foto nga laboratori i drogës që është zbuluar në këtë fshat.

