Manchester City ka shënuar fitore në derbin ndaj Arsenalit me rezultat 2-1 në “Etihad Stadium”, dhe ka hapur garën për titull.
Golat për vendasit i shënuan Rayan Cherki në minutën e 16-të dhe kaloi ekipin e tij në avantazh.
Por ky gëzim i ‘citizens’ zgjati veç dy minuta, pasi Arsenali barazoi 1-1 me golin e shënuar nga Havertz, pas një gabimi nga portieri Donarumma.
Në pjesën e dytë, City shënoi një gol nga Haaland në minutën e 65-të që doli të jetë edhe i fitores.
Me këtë rezultat, City i merr tri pikë direkte një rivali të titullit, ku tani ka tri pikë më pak, por e një ndeshje më pak të zhvilluar. /Reporteri.net/.