Bayern Munich është shpallur kampion i Bundesliga për edicionin 2025/26, pas fitores së sotme ndaj Stuttgartit me rezultat 4-2.
Golat për bavarezët i shënuan Guerreiro, Dias dhe Harry Keane.
Për mysafirët realizuan Fuhrich dhe Andres.
Bayerni pas kësaj fitoreje mbledh 79 pikë, 15 më shumë se ndjekësi i parë Dortmundi, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të kampionatit.
Kështu Bayerni siguroi titullin kampion në Gjermani, që është i 35-ti në histori të klubit.
/Reporteri.net/.
