×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Reagim

    Bajrami: Ajo që ju ofrua sot LDK’së nuk ishte kompromis – ishte shantazh i paketuar si zgjidhje

    Reporteri
    20 Prill 2026 | 17:54

    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se ajo që ju ofrua sot LDK’së nga Kryeministri Albin Kurti, nuk ishte kompromis, por “shantazh i paketuar si zgjidhje”.

    Sipas Bajramit, Kurti nuk dëshiron të jetë Kryeministër, shkruan Reporteri.net.

    “…ai dëshiron të jetë UD.Kyeminister, ai dëshiron të sundoj jo të udhëheqë, të jetë i pari i shtetit por jo të marrë përgjegjësi për këtë vend e për qytetarët që jetojnë nga kriza në krizë”, ka shkruar Bajrami.

    Bajrami ka thënë se Kurti tentoi sot një tjetër lojë politike, duke i ofruar LDK’së katër ministri dhe një zëvendëskryeministër, me kusht që Presidenti të mbetet tek VV.

    “Sot, ai tentoi një tjetër lojë politike: katër ministri dhe një zëvendëskryeministër për LDK-në, por me një kusht që presidenti të mbetet në duart e tij. Kjo nuk është ofertë – është presion. Kjo nuk është zgjidhje – është një tjetër përpjekje për të imponuar vullnetin e një njeriu mbi vullnetin e qytetarëve. Ajo që ju ofrua sot LDK-së nuk ishte kompromis – ishte shantazh i paketuar si zgjidhje”, ka shkruar Bajrami.

    Bajrami tutje ka thënë se Kurti “që nga dita e parë, ka funksionuar përmes mashtrimit, gënjeshtrës dhe manipulimit”.

    “Mos u befasoni, nëse në minutat e fundit të afatit kushtetues të na paraqitet një tjetër ‘zgjidhje’, e ashtuquajtur ‘konsensuale’, sepse modeli është i njëjtë: krijo krizën, pastaj ofro zgjidhjen që të shërben ty. Kjo nuk është qeverisje – kjo është mënyrë për të sunduar, por nuk duhet të jetë befasi sepse Albin Kurti, që nga dita e parë, ka funksionuar përmes mashtrimit, gënjeshtrës dhe manipulimit që nga xhipat e zinj e të bardhë, te flamuri lara-lara, te bashkimi kombëtar që nuk ndodhi kurrë, e deri te premtimet për heqjen e TVSH-së për miell, sheqer e vaj”, thuhet në postimin e Bajrami./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!