Liam Rosenior është në prag të shkarkimit nga Chelsea pas një aventure zhgënjyese në më pak se katër muaj.

Humbja e pestë radhazi në Premier League, pa shënuar asnjë gol, duket se ka qenë fatale për drejtuesit e klubit londinez.

Edhe pse 41-vjeçari nënshkroi një kontratë afatgjatë prej gjashtë vitesh e gjysmë në janar, kur erdhi nga Strasbourg, dështimi për të mbajtur Chelsean në garë për Champions League ka detyruar pronarët të rishohin pozicionin e tij.

Reklamë

Nëse Rosenior largohet, Calum McFarlane pritet të marrë sërish rolin e trajnerit të përkohshëm deri në fund të sezonit.

Megjithatë, objektivi i klubit është një trajner me përvojë në Premier League. Emrat e Andoni Iraola-s dhe Oliver Glasner-it, të cilët largohen nga klubet e tyre respektive në fund të sezonit, janë kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin.