Sulmuesi i Kombëtares, Vedat Muriqi, feston sot ditëlindjen.

Muriqi i cili ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm te Mallorca, ka marrë një urim të veçantë nga klubi.

“Sot ka ditëlindjen golashënuesi më i mirë i historisë sonë në @LaLiga ?✨Urime, pirat”, shkruhet në urimin e Mallorcas.

Reklamë

Vedat Muriqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në elitën e futbollit spanjoll, duke u konfirmuar si golashënuesi më i mirë në La Liga kur përjashtohen golat e realizuar nga penalltitë.

Sulmuesi i Mallorca ka shënuar 16 gola nga loja e hapur, duke lënë pas emra të mëdhenj të futbollit botëror. Pas tij renditet Kylian Mbappé i Real Madrid me 15 gola, ndërsa podiumin e plotëson Ferran Torres i Barcelona me 14 realizime.

Me këtë ritëm, Muriqi jo vetëm që po shkruan histori personale, por po vendos edhe standarde të reja për sulmuesit në La Liga./Reporteri.net/

Pa i llogaritur penaltitë, Muriqi është golashënuesi më i mirë në La Liga

Reklamë