Myrto Uzuni vijon të jetë vendimtar në SHBA me ekipin e tij të Austin.
30-vjeçari arriti të shënonte në shtesën e pjesës së parë me një goditje dënimi në fitoren 2-0 ndaj Houston në shtëpi.
Gjuajtja e fortë e beratasit u devijua nga muri, për të nxjerrë jashtë loje portierin dhe për të përfunduar në rrjetë për 2-0.
Ky ishte goli i tretë për Uzunin në këtë sezon në MLS. Sulmuesi i kombëtares ka arritur të dhurojë edhe një asist.
???? Myrto Uzuni scores his third goal of the season for Austin. His free kick was deflected by the wall and went in. pic.twitter.com/0bQejc85SK
— Illyrian Footy ?? (@IllyrianFooty) April 26, 2026