Nuk ka qetësi për lojtarët para Botërorit. Pak javë para nisjes së Kupës së Botës, vazhdon të shtohet numri i lojtarëve të dëmtuar rëndë.
Brazili do të duhet të bëjë pa Eder Militao në Botëror. Mbrojtësi i Real Madrid pësoi një dëmtim në kofshë gjatë ndeshjes ndaj Alaves dhe analizat konfirmuan një dëmtim në biceps femoris të këmbës së majtë.
Pas një periudhe reflektimi, ai vendosi t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në Finlandë, një operacion që do ta mbajë jashtë fushave për rreth pesë muaj.
Alternativa e trajtimit konservativ do ta kishte rikthyer në rreth pesë javë, por me rrezik të lartë rikthimi të dëmtimit, ndaj lojtari zgjodhi operacionin.
Më herët, u konfirmua edhe mungesa e Xavi Simons në Botëror, pas dëmtimit te Tottenham.