×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Politikë

    Nagavci i bën thirrje deputetëve të marrin pjesë në seancë: Të shmangim zgjedhjet e reja

    Reporteri
    28 Prill 2026 | 11:03

    Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ftoi deputetët e opozitës që të marrin pjesë në seancë për zgjedhjen e presidentit dhe të shmangin zgjedhjet e reja.

    Ajo tha se, ndonëse janë mbledhur nënshkrime nga LDK, nuk ka pasur hapa konkretë përtej deklaratave publike dhe asnjë propozim zyrtar për emër.

    “Jemi dëshmitarë që edhe deputetët e opozitës janë këtu në Kuvend dhe i ftojmë që të vijnë në sallë dhe të bëhen pjesë e këtij procesi. për të shmangur edhe një palë zgjedhje të reja. Kemi parë Kryetarin e LDK-së që prezantoi një listë me nënshkrime ndonëse pa një emër specifik, por ato nënshkrime si janë ofruar as Kurtit e as mua, dhe nuk ka asnjë lëvizje përtej një deklarate që e pamë. Presim deputetët që të vijnë në sallë dhe të përmbyllim këtë proces.

    Rreth asaj se a ka pasur shkelje të Kushtetutës mbrëmë në seancë, Nagavci tha se se në momentin që u pa që s’janë 61 vota në kuti atëherë ajo seancë u ndërpre, ndërsa theksoi se procesi i votimit të fshehtë e lejon mundësinë deri të përmbyllje të procesit që mund të marrin të gjithë deputetët që duan të votojnë.

    “Jemi deputet të zgjedhur, sikurse e përmenda dhe dje seanca është ftuar me 40 nënshkrime, në seancë kemi qenë 61 deputet, ndërkohë që procesi i votimit me proces të fshehtë e lejon mundësinë që deri në përmbyllje të procesit mund të marrin pjesë të gjithë deputetët që janë të interesuar dhe duhet të votojnë. Në momentin që u pa që s’janë 61 vota në kuti kryetarja e ndërpreu seancën për të vazhduar sot. Përtej hedhjes së akuzave e rëndësishme është të gjejmë zgjidhje.

    Ne po shkojmë në sallë sepse jemi të interesuar të zgjedhim presidentin dhe të shmangim zgjedhjet. Ju bëjë thirrje deputetëve të partive tjera të vijnë në sallë”, tha Nagavci.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!