×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Afati

    Kurti i shfrytëzon minutat e fundit për ta goditur opozitën: Të gjorë, janë në rënie të lirë

    Reporteri
    28 Prill 2026 | 23:57

    Minutat e fundit të seancës për zgjedhjen e Presidentit, Kryeministri Albin Kurti i ka shfrytëzuar për ta goditur opozitën.

    Kurti ka thënë se opozita është “e vjetër” dhe se sa më shumë po mbahen zgjedhje, po “bie më poshtë”, shkruan Reporteri.net.

    “Opozita është e vjetër. Kjo opozitë mundet me sjellë naj fytyrë të re, por zanatet i kanë të vjetra. Prandaj janë në rënie të lirë. Janë duke rënë vazhdimisht në ciklin zgjedhor. Sa ma shumë që mbahen zgjedhje, aq më poshtë po shkojnë dhe asnjë mësim nuk po e nxjerrin”, tha Kurti.

    “Për besë do të ishin qesharakë po të mos ishin të gjorë”, deklaroi Kurti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!