Trajneri i PSG-së, Luis Enrique do të duhet të bëjë llogaritë pa një prej lojtarëve kryesorë për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League.

Achraf Hakimi ka pësuar një dëmtim muskulor në bicepsin femoral gjatë takimit të parë ndaj Bayern Munich, sfidë të cilën kampionët në fuqi të Europës e fituan me rezultatin 5-4.

Sipas ekzaminimeve mjekësore të kryera të mërkurën, mbrojtësi maroken pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën dy javë.

Reklamë

Dëmtimi ndodhi në minutën e 89-të pas një kontakti me Konrad Laimer. Kjo mungesë detyron stafin teknik të kërkojë zgjidhje alternative për krahun e djathtë të mbrojtjes në prag të udhëtimit drejt “Allianz Arena”.

Mes opsioneve kryesore për të zëvendësuar ish-lojtarin e Interit spikat emri i talentit Warren Zaire-Emery. Ndeshja e kthimit do të jetë vendimtare për të përcaktuar skuadrën që do të sigurojë biletën për finalen e madhe të Budapestit.