Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se partisë që ai drejton i konvenon cilado datë që do të përcaktohet brenda afatit kushtetues.
Për takimin e thirrur nga U.D e presidentes, Albulena Haxhiu, Hamza ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në të për të diskutuar këtë çështje.
“Do t’i përgjigjem ftesës së u.d të presidentes sepse e respektoj institucionin. Për ne është e pranueshme cilado datë brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Hamza për T7.
Lidhur me koalicionet e mundshme parazgjedhore, Hamza ka thënë se PDK do të shkojë si parti politike dhe se të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen listës janë të mirëseardhur.
“Ne do të bisedojmë, mirëpo do të shkojmë si PDK dhe brenda listës së PDK-së janë të mirëpritur edhe të tjerët”, ka thënë ai.