Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin tragjik që iu mori jetën dy fëmijëve të mitur dhe plagosi një tjetër, i cili ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Policia ka ndaluar dhe shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin N. R., rreth 57 vjeç, pasi aksidentoi tre fëmijët e mitur të moshës rreth 10 vjeç.

Dy prej tyre humbën jetën në vendngjarje, ndërsa i mituri tjetër, që u dërgua në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë, po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Reklamë

Policia thotë se punohet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.