×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se është goditur një cisternë nafte në Ngushticën e Hormuzit

    Reporteri
    04 Maj 2026 | 14:43

    Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë bërë të ditur se një cisternë e lidhur me kompaninë shtetërore të naftës ADNOC është goditur në Ngushticën e Hormuzit, shkruan BBC.

    Sipas Ministrisë së Jashtme të vendit, nuk raportohet për të lënduar nga ky incident.

    Në deklaratë thuhet se sulmi përbën shkelje të hapur të rezolutës 2817 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila thekson rëndësinë e lirisë së lundrimit dhe ndalon shënjestrimin e anijeve tregtare apo bllokimin e rrugëve ndërkombëtare detare.

    EBA akuzon Gardën Revolucionare të Iranit se përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni ekonomik, duke e cilësuar sulmin si akt piraterie dhe kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal dhe sigurinë energjetike globale.

    Po ashtu, Emiratet i kanë bërë thirrje Iranit të ndalojë menjëherë sulmet dhe të garantojë hapjen e plotë dhe pa kushte të Ngushticës së Hormuzit, si dhe ndërprerjen e të gjitha veprimeve armiqësore.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!