×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / Detajet

    Vetura futet në turmën e njerëzve në Gjermani, dy të vdekur e mbi 20 të lënduar

    Reporteri
    04 Maj 2026 | 19:22

    Dy njerëz kanë mbetur të vdekur dhe mbi 20 të tjerë u lënduan, pasi një veturë u fut në turmën e njerëzve në qytetin lindor gjerman, Leipzig, të hënën pasdite, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

    Kryetari i Leipzigut, Burkhard Jung, ka deklaruar se autori i dyshuar është kapur dhe se autoritetet ende nuk e kanë të qartë motivin.

    Komandanti i zjarrfikësve në Leipzig, Alex Schuh, tha se 22 persona janë lënduar, dy prej tyre rëndë.

    Rreth 40 zjarrfikës dhe 40 pjesëtarë të ekipeve mjekësore ndodhen në vendin e ngjarjes, bashkë me dy helikopterë.

    Policia ka konfirmuar se një veturë ka goditur disa njerëz në zonë e Rrugës “Grimmaische”, para se të largohej.

    Sipas Policisë, vozitësi është arrestuar “dhe tani për tani nuk ka rrezik të mëtejmë që vjen prej tij”.

    Rreth orës 17:35, Radio Leipzigu raportoi se policia tha se rreziku kishte përfunduar dhe se zona rreth sheshit ishte izoluar./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!