Paris Saint-Germain u kualifikua si finaliste në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma në një ndeshje kundër Bayern Munich, për të cilën shumkush tha se duhej të ishte finalja e këtij kompeticioni.

PSG fitoi 5-4 në ndeshjen e parë në Parc des Princes; një ndeshje që është mbajtur mend si një nga ndeshjet më të mëdha në historinë e Ligës së Kampionëve.

Gjigantët francezë bënë një nisje shumë të shpejtë në ndeshjen e dytë në Mynih, pasi Ousmane Dembele i dha atyre epërsinë pas vetëm tre minutash.

Reklamë

Bayerni më në fund gjeti një mënyrë për të kaluar Matvei Safanov në minutën e katërt të kohës shtesë falë Harry Kane, por ishte shumë pak, shumë vonë për skuadrën e Vincent Kompany, pasi PSG fitoi me rezultatin e përgjithshëm 6-5.

Pse portieri i PSG e nxirrte vazhdimisht topin jashtë vijave anësore të fushës? 

Matvei Safonov dukej se e godiste qëllimisht topin jashtë loje, drejt e në skuadrën e Michael Olise gjatë ndeshjes. Sipas SofaScore, portieri rus ishte i saktë me vetëm gjashtë nga 32 topat e tij të gjatë (19%) në Allianz Arena.

PSG-ja ndjek një taktikë të ngjashme nga fillimet e ndeshjeve, teksa në mënyrë jokonvencionale e lëshojnë topin poshtë fushës në gjysmën e kundërshtarit dhe, më shpesh, jashtë loje, pranë flamurit të qoshes.

Sipas Football TacticDive në YouTube, ata e bëjnë këtë në mënyrë që të nxisin sistemin e tyre të presingut.

Reklamë

“Është një kurth dhe është planifikuar në mënyrë brilante. Ka një të metë të fshehur brenda rivënieve anësore. Ndryshe nga pasimet e zakonshme, nuk mund ta lëvizësh topin shpejt ose në distanca të gjata. Lojtari që i merr ato është i kufizuar, këndet janë të ngushta, ritmi ngadalësohet dhe është e vështirë të ndërtosh diçka kuptimplote.”

“Dhe kjo është gjithçka në të cilën PSG po mbështetet. Duke e detyruar kundërshtarin të rifillojë me një rivënie anësore thellë në gjysmën e vet, PSG nis një fazë perfekte për të nisur presionin e tyre të lartë”, thuhet në këtë analizë.

Safonov deliberately kicking every goal-kick out of play resulting in PSG overloading Bayern’s right flank and leaving Olise in numerical inferiority
by
u/EarlyBirdz in
soccer

Reklamë