Andorra mund të jetë njëra prej përfaqësueseve që do të luajë ndaj Kosovës në miqësoret e qershorit, ka konfirmuar Kryetari i FFK’së, Agim Ademi.

Ndeshja pritet të zhvillohet në mbrëmjen e 7 qershorit, në stadiumin “Fadil Vokrri”, e që i bie të jetë edje dita e zgjedhjeve në Kosovë.

“Nuk e kemi plotësisht të konfirmuar, por jemi në kontakt me zyrtarë të Federatës së Futbollit të Andorrës. Besoj që edhe mund të jetë njëra prej kundërshtareve në ndeshjet miqësore. Nuk ka nevojë të ndryshohet data nëse luajmë më 7 qershor, sepse i kemi të ndara datat e FIFA-s dhe nuk ka nevojë sepse përfundojnë zgjedhjet kur të fillojë ndeshja”, ka deklaruar Ademi për Koha.net.

Reklamë

Ademi ka shtuar se janë në bisedime edhe me 5-6 përfaqësuese të tjera për miqësore, por nuk e ka përmendur se kush mund të jetë kundërshtarja tjetër e Kosovës, duke thënë se gjithçka do të finalizohet të premten ose në fillim të javës së ardhshme./Reporteri.net