Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti,  në fjalimin e tij nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të partisë ,e ka goditur Vjosa Osmanin, e cila u konfirmua sot se do të jetë  bartëse e listës zgjedhore të LDK-së dhe kandidatja për presidente, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kurti në fjalimin e tij ka thënë se qytetari po e sheh se “sa shpejt e kollaj bëhen bashkë kundër Vetëvendosjes dhe qeverisjes së tij”.

“Ju e shihni se si mbështesin e ndihmojnë njëra-tjetrën dhe sa shpejt e kollaj bëhen bashkë kundër Vetëvendosjes dhe qeverisjes sonë”.

Reklamë

Ai ka shtuar se vullnet i popullit nuk është nen kushtetues me të cilin mund të abuzohet.

“Vullnet i popullit shqiptar të Kosovës, nuk është  një nen kushtetues me të cilin mund të abuzojë dikush”, ka thënë Kurti ndër të të tjera.

Gjatë ditës, Lidhja Demokratike e Kosovës  e ka zyrtarizuar marrëveshjen për garim të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit me ish-presidenten Vjosa Osmani, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Abdixhiku, konfirmoi se LDK-ja e ka mbështetur propozimin e tij që Osmani të jetë bartëse e listës zgjedhore dhe kandidatja për presidente. Vetë Abdixhiku do të jetë kandidat për kryeministër.

Reklamë

Ai tha se vendimi është marrë unanimisht në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, duke shtuar se në listën zgjedhore të partisë do të përfshihen edhe 19 emra të tjerë të propozuar nga Osmani./Reporteri.net/

Abdixhiku e propozon vetën për kryeministër, Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente