Barcelona ka fituar El Clasicon përballë Real Madridit me rezultat të pastër 2-0.

Katalunasit kanë kaluar në epërsi vetëm pas nëntë minutave lojë me një gol spektakolar nga Marcus Rashford nga gjuajtja e lirë për 1-0.

10 minuta më vonë vendasit ndërtuan një aksion spektakolar, ku Ferran Torres shënoi për 2-0.

Reklamë

Pas kësaj fitoreje, Barcelona shpallet kampione e Spanjës.

Ky është titulli i 29-të në histori të Barcelonës në La Liga.