Anëtarë i Kryesisë së LDK’së, Besian Mustafa, ka njoftuar se në mesin e kandidatëve të propozuar për deputetë nga Dega e kësaj partie në Podujevë, është edhe Agim Veliu, shkruan Reporteri.net.

Përveç Veliut, janë propozuar edhe Ekrem Hyseni, Arjeta Salihu Abazi, Alisa Jetullahu dhe Zaim Thaçi.

“Bashkë ✌? Kandidatët e propozuar nga LDK Podujevë: Ekrem Hyseni, Agim Veliu, Arjeta Salihu Abazi, Alisa Jetullahu, Zaim Thaçi”, ka shkruar Mustafa.

Reklamë

Kreu i LDK’së në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka njoftuar se ka qenë ai që e ka propozuar Veliun.

“Me qëllim të unifikimit të të gjithëve, si kryetar i Degës së LDK-së në Podujevë, kam propozuar që ndër kandidatët për deputet nga Llapi, të jetë edhe Agim Veliu, e në këtë garë po ashtu janë edhe katër kandidatë tjerë nga Dega jonë: Arjeta Salihu Abazi, Alisa Jetullahu, Zaim Thaçi dhe unë Ekrem Hyseni. Është momenti i të gjithë atyre që duan e që besojnë të kontribuojnë në këtë rrugëtim! Le të bashkohemi të gjithë, sepse LDK-ja është e të gjithëve!”, ka shkruar Hyseni.

Veliu nuk ishte përfshirë në listën për zgjedhjet e 28 dhjetorit./Reporteri.net