Humbja me Atalanta ka sjellë një goditje të fortë te Milan që rrezikon pjesëmarrjen në Champions League, objektivi i vendosur në fillim të sezonit.
Pas mbledhjes të zhvilluar të martën në Casa Milan është vendosur që i gjithë ekipi të grumbullohet në prej të mërkurës në Milanello.
Ndeshjet me Genoa dhe Cagliari janë të fundit dhe nëse nuk arrihet kualifikimi në Champions do të ishte një dështim.
5 ekipe janë ende në garë për 3 vendet e mbetura në lojë, duke e bërë më të vështirë situatën.
Tifozët janë të revoltuar pas ecurisë së dobët të Milan në javët fundit, ndërsa në mediat italiane përmendet fakti se edhe Igli Tare mund ta mbyllë vetëm me 1 sezon punën edhe pse vetë ai tha se nuk ka sinjale nga klubi diçka të tillë.
Tare dhe Allegri janë nën kontratë deri në 30 qershor të 2027.