FIFA ka prezantuar zyrtarisht Grupin e Studimit Teknik për Kupën e Botës 2026, një ekip ekspertësh të futbollit botëror që do të analizojë në kohë reale 104 ndeshjet e turneut më të madh të futbollit.

Nën drejtimin ish-trajnerit me përvojë si Arsene Wenger aty janë emra të njohur të futbollit ndërkombëtar mes tyre Jurgen Klinsmann, Gilberto Silva, Jon Dahl Tomasson apo zëvendëstrajneri i Kombëtares Shqiptare, Pablo Zabaleta.

Tifozët do të kenë akses në analiza moderne, statistika të avancuara dhe informacione taktike në kohë reale gjatë çdo ndeshje. FIFA do të përdorë teknologji që kombinon ekspertizën teknike me analizën e të dhënave.

Reklamë

Ekspertët do të analizojnë çdo detaj të lojës, duke pasur akses në gjashtë kënde video dhe mijëra pika të dhënash për secilën ndeshje. Ky projekt ka për qëllim të identifikojë trendet e reja të futbollit modern dhe të ndihmohet zhvillimi i brezave të ardhshëm të futbollistëve dhe trajnerëve.