Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, i cili është edhe kandidat për deputet nga kjo parti, ka thënë se është sulmuar nga Sami Lushtaku.

Sipas një statusi të publikuar në Facebook, Mehani pretendon se është sulmuar nga Sami Lushtaku dhe njerëzit e tij. Ai shton se aktualisht është në polici.

Statusi i plotë:

Reklamë

Te dashur miq jam sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin personal ma kanë marrë.

Lus policinë të mbroj familjen time dhe ftoj familjrët për përmbajtje.

Hysni Mehani

Mehani së fundmi u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Financave. Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të detajeve në lidhje me këtë rast. /Reporteri.net/

Reklamë