Shefi i grupit të PDK-së në Kuvendin Komunal të Skënderajt, Alban Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen për ta pritur Kryetarin e Komunës, Sami Lushtakun, para stacionit policor.

Sipas tij, Lushtaku do të intervistohet nga Policia e Kosovës për incidentin e djeshëm me Hysni Mehanin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Të jemi në gatishmëri qytetare! Brenda pak minutash pritet të zhvillohet intervista, prandaj ftoj sa më shumë qytetarë të mblidhemi për ta pritur Kryetarin Gjeneral Sami Lushtaku deri në përfundim të saj. Vendtakimi: para Stacionit të Policisë”, ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook.

Reklamë

Mehani ka akuzuar Lushtakun se e ka sulmuar, teksa ky i fundit ka mohuar akuzat.