Këtë të martë, më 19 mars, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka, ka prezantuar trajnerin e ri të kombëtares, Rolando Maran.
“Do të bëjmë publik emrin e trajnerit të ri të Shqipërisë, që është në krahun tim, Rolando Maran. Mbyllëm një cikël me Silvinjon dhe stafin e tij, e falenderojmë për kontributin e tij në Kombëtare.
Bashkë kemi kaluar një periudhë shumë të rëndësishme, me emocione, kemi qeshur dhe kemi qarë. Në futboll konsiderohet normale mbyllja e një cikli, ndahemi me konsensus. Hapim një cikël të ri me një trajner jo të ri në moshë, siç është zoti Rolando Maran”, tha Duka gjatë fjalës së tij.
Më tej ai i uroi suksese trajnerit të ri Maran, në drejtimin e ekipit kombëtar shqiptar.