×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / Sulmet e SHBA

    Irani thotë se është mbyllur Ngushtica e Hormuzit, paralajmëron sulme ndaj anijeve që tentojnë të kalojnë

    Reporteri
    11 Qershor 2026 | 12:02
    Reuters

    Irani ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit është mbyllur, pasi Shtetet e Bashkuara goditën pozicione të mbrojtjes ajrore dhe objektiva të tjera ushtarake në të gjithë vendin gjatë një nate të dytë sulmesh të mërkurën, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

    Garda Revolucionare e Iranit kërcënoi se do të qëllojë mbi cisternat e naftës dhe anijet tregtare që përpiqen të kalojnë nëpër këtë rrugë ujore.

    Megjithatë, ushtria e SHBA’së ka kundërshtuar pretendimin për mbylljen, duke deklaruar në X se anijet tregtare vazhdojnë të hyjnë dhe të dalin përmes ngushticës.

    Autoriteti i ri iranian përgjegjës për ngushticën ka deklaruar se ngushtica “do të mbetet e mbyllur deri në një njoftim të dytë”

    “Për shkak të tensioneve të krijuara nga forcat agresore amerikane në rajon dhe njoftimit të bërë mbrëmë nga Forcat e Armatosura të Iranit,Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e autoritetit, i krijuar muajin e kaluar për të mbikëqyrur një protokoll të ri për kalimet në këtë rrugë ujore.

    Autoriteti shtoi se “palëve që kanë marrë leje tranziti u kërkohet të tregojnë durim dhe të presin udhëzime të mëtejshme”./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!