Kombëtarja e Meksikës ka dyfishuar epërsinë ndaj Afrikës së Jugut në ndeshjen e Kupës së Botës.

Goli i dytë për meksikanët u realizua në minutën e 67-të nga Raul Jimenez. Sulmuesi shfrytëzoi në mënyrë perfekte një krosim nga krahu i djathtë, duke goditur saktë me kokë dhe duke e dërguar topin në rrjetë.

Me këtë gol, Meksika e çoi rezultatin në 2-0, duke hedhur një hap të madh drejt fitores në ndeshjen hapëse të Botërorit.

Reklamë

Jimenez ishte rrezikshëm edhe më herët gjatë takimit, ndërsa këtë herë nuk gaboi, duke vulosur dominimin e ekipit të tij ndaj afrikanëve.