Sead Kolašinac dhe Edin Džeko janë futbollistët e vetëm të Bosnjë-Hercegovinës që luajnë ende me përfaqësuesen nga grupi i Botërorit 2014. Džeko, në moshën 40-vjeçare, është lojtari me më shumë përvojë. Ai numëron 148 ndeshje dhe 73 gola.

Bosnjë-Hercegovina është skuadra me renditjen më të ulët mes përfaqësueseve europiane në Kupën e Botës, pasi renditet e 64-ta, vetëm dy pozicione më lart se Shqipëria.

Trajneri Sergej Barbarez ka përvojën e parë në këtë rol, edhe pse licencën e kishte marrë që në vitin 2011. 54-vjeçari mori detyrën në prill të vitit 2024 dhe arriti ta kualifikojë ekipin në Botëror.

Reklamë