Kanadaja ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Bosnje e Hercegovinës në ndeshjen e Botërorit, duke rikthyer emocionet në sfidë.
Pas një presioni të vazhdueshëm gjatë pjesës së dytë dhe disa rasteve të mira për shënim, vendasit gjetën më në fund golin e merituar në minutën e 79-të, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ishte Larin ai që realizoi për 1-1, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje të fuqishme dhe të pandalshme për portierin boshnjak.
Kanadaja kishte qenë skuadra më kërkuese pas pushimit, duke krijuar disa mundësi të mira dhe duke goditur edhe traversën, ndërsa Bosnja kishte mbrojtur me vështirësi avantazhin e krijuar nga goli i Lukic në pjesën e parë.
Deri në minutën e 87-të, Kanadaja ka vazhduar sulmet në kërkim të golit të përmbysjes, ndërsa rezultati mbetet i barabartë 1-1.