Një aksident i rëndë është shënuar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lidhur me këtë ngjarje detaje ka dhënë Ismajl Fejzullahu, komandant i njësisë së autostradës në Policinë e Kosovës.

“Burri ka arritur të del nga vetura, derisa për gruan është dashur intervenimi i zjarrfikësve. Sipas informacioneve të deritanishme, ata janë me shenja jete, me vetëdije. janë dërguar për Prishtinë për të marrë trajtim mjekësor. Gruaja ka lëndime pak më serioze”, deklaroi ai për Klankosova.

Reklamë

“Njëri shirit i rrugës ka qenë i bllokuar si shkak i aksidentit. Për pak kohë pritet të zhbllokohet”, theksoi Fejzullahu.