×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

    Reporteri
    15 Qershor 2026 | 21:22

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit është “plotësisht e nënshkruar”, raporton BBC.

    Ceremonia zyrtare e nënshkrimit ndërkohë pritet të mbahet në Gjenevë të Zvicrës, të premten, përcjell Reporteri.net.

    Trumpi njoftoi për nënshkrimin e marrëveshjes gjatë takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Francë.

    “Jam shumë i lumtur të them se është nënshkruar, marrëveshja është plotësisht e nënshkruar”, tha Trump.

    Deklaratat e Trumpit erdhën pasi zyrtarë të lartë të administratës thanë se memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua në mënyrë elektronike nga Trump, zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance dhe kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!